LSDM: Rreth 69.000 anëtarë do të zgjedhin kryetarin socialdemokrat

Rreth 69.000 anëtarë, të Dielën do të zgjedhin Kryetarin e LSDM-së, në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake – thuhet në një komunikatë nga LSDM-ja.

Zgjedhjet e para të drejtpëdrejta brendapartiake do të mbahen të Dielën më 21 Mars, me pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve të regjistruar të LSDM-së.

Sic thuhet në komunikatë, janë ndërmarrës të gjitha masat për rregullimin e vendvotimeve me rekomandime për mbrojtje shëndetësore nga COVID-19, kurse sic transmeton Klan Maqedoni, I gjithë procesi zgjedhor në ditën e votimit do të zhvillohet sipas protokolleve të rrepta për mbrojtje nga koronavirusi.

Zgedhjet do të zbatohen në të gjitha 80 organizata komunale të LSDM-së, nga ana e Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe këshilla zgjedhore, në 237 vendvotime, të cilët, sic transmeton Klan Maqedoni, do të jenë të hapura nga ora 08.00 deri ora 19.00.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur listën zgjedhore, ku për të votuar janë paraqitur 68.999 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për votim të fshehtë, kuti votuese dhe protokolle për mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve.

Votimi I të sëmurëve dhe të moshuarve do të bëhet të shtunën më 20.03.2021. /KlanMacedonia