Deputetët sërish në pauzë, rikthehen në ora 19:15

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shpalli pauzë deri në ora 19:15.

Edhe sot opozita ka kritikuar pushtetin se Qeveria e re është vazhdim i Qeverisë së Zoran Zaev dhe se mandatari Dimitar Kovaçevski është piun i Zaevit.

Deputetë e opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi i njëjti nuk vazhdoi me listën e radhitjes së deputetëve për fjalë që kishte mbetur përgjysmë dje, me ndërprerjen e seancës, transmeton TV21

Xhaferi sqaroi se sot vazhdohet me listë të re. Seanca vijoi me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive pjesë të shumicës parlamentare.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Në Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

Përbërja qeveritare e propozuar
Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21