Denoncim për bombë edhe në një shkollë të Kriva Pallankës

MPB njofton se sot ka pasur denoncim për bombë edhe në një shkollë të Kriva Pallankës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po vijojnë kontrollet e ekipeve të policisë.

“Sot (02.12.2022) rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Kriva Pallankë është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle fillore në Kriva Pallankë është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”.