Prof.Nesimi: Ulen çmimet për fabrikat, jo për produktet – ‘paraja shkon te paraja’!

Shkruan: Florian Nesimi

Qeveria uli çmimin e rrymës për subjektet e mëdha me qëllim që kinse të ulen çmimet e produkteve. Por çmimet e produkteve të ndryshme nuk u ulën.
Nga e gjithë kjo përfituan fabrikat që tani paguajnë çmim më të ulët të rrymës, ndërsa për qytetarët e thjeshtë çmimet mbeten të njëjta.
Tani besoj e kemi të qartë se në favor të kujt shkoi vendimi për uljen e çmimit të rrymës për fabrikat.
Apo siç thotë ajo fjala e urtë popullore, paraja shkon te paraja. I varfëri gjithnjë ngelet i manipuluar nga “të mëdhenjtë”.

*Statusi eshte marr nga facebook i prof.Florian Nesimi