De Bruyne pas katër golave ndaj Wolves: Duhej të shënoja pesë

Kevin De Bruyne ishte lojtari i mbrëmjes së kaluar, në fitoren 1:5 të Manchester City.

Skuadra e Manchester City ka marrë fitore të madhe në garën për titullin e kampionit në Premier League.

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne shënoi katër gola në këtë fitore, por ai beson se duhej të shënonte pesë gola.

“Sonte duhej t’i shënoja pesë gola… sinqerisht”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Kur kam mundësi, nuk hezitoj. Këmba e djathtë është më e fortë, por kurrë nuk kam frikë të godas me të majtën. Kjo krijon problem për kundërshtarin”, shtoi belgu.

De Bruyne shënoi tri gola me këmbën e tij të majtë. Het trikun e kompletoi në 23 minutat e para të ndeshjes.