Bayern zyrtarizon Mazraoui së shpejti, planifikon edhe mbajtjen e Sabitzer

Hasan Salihamidzic ka konfirmuar planet e Bayern Munich për Marcel Sabitzer.

Transferimi i Sabitzer nuk doli të ishte aq i qëlluar për skuadrën e Bayern Munich por këta të fundit nuk kanë humbur besimin në lojtarin.

Skuadra bavareze ka plane të mëdha për merkaton dhe duket se shumica po i ecin mirë.

Kampionët e Bundesliga do të zyrtarizojnë transferimin e Noussair Mazraoui së shpejti, derisa Salihamidzic konfirmon edhe planet për Sabitzer, përcjell lajmi.net.

“Ne besojmë në të. Bisedimet me agjentin e tij po ecin mirë”, ka thënë Salihamidzic, drejtor sportiv te Bayerni.

“Ne duam ta kthejmë atë në formën e tij të dikurshme”, shtoi ai.

Përveç dy emrave, Bayern pritet të bëjnë lëvizje edhe për Ryan Gravenberch dhe të rinovojnë me Manuel Neuer.