De Boer: Holanda bëri ndryshime për Italinë

Frank de Boer ka komentuar vendimet e tij për ndryshime taktike për ndeshjen ndaj Italinë.

Holanda dhe Italia kanë luajtu baras 1:1, në një ndeshje ku holandezët duket sikur i kanë zënë në befasi italianët me taktikat e përdorura.

Lidhur me ndryshimet ka folur edhe selektori i Holandës, Frank de Boer.

“Doja të luaja me pesë lojtarë prapa, kështu që sulmuesit e mi nuk do të kishin nevojë të ktheheshin prapa”, ka thënë De Boer, transmeton lajmi.net.

“Ishte një këndvështrim racional për kundërshtarin, duke parë çfarë mund t’i japim në këmbim. Në këtë rast, do të thoshte sakrificë për lojtarët se Berghuis”, shtoi trajneri.

Holanda luan gjithmonë me sistemin 4-3-3, por në ndeshjen e mbrëmshme ata zbritën në fushë me formacionin 5-3-2.