Admirali grek: Po shkojmë drejtë një lufte më Turqinë

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare greke Alexandros Diakopoulos i kërkon kryeministrit të vendit të tij, Kyriakos Mitsotakis, që t’i tregojë vijën e kuqe Turqisë.

“Regjimi në Turqi po bëhet gjithnjë e më autoritar. Duhet tregoni se kjo është aq e rëndësishme për ju sa jeni gati të përdorni fuqinë tuaj për ta mbrojtur atë, Erdogan po na shtyn në greminë.

“Ju duhet të thoni se kjo është vija jonë e kuqe. Sepse nëse jepni sinjalin se do të toleroni gjithçka, atëherë do të vuani gjithçka. Të dy vendet do të ndalen para se të përplasen, por së pari duhet të japim sinjalin se jemi gati të përplasemi” tha ai.

“Për sa kohë që Turqia vendos që për të gjithë këtë situatë konflikti që ka krijuar ajo duhet të marrë diçka si trofe, ajo nuk do të ndalet, nëse nuk ndodh diçka që e detyron të ndalet,” tha ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare.

Kur u pyet se cili është qëllimi objektiv i Erdogani me largimin e Oruc Reis, Admirali Diakopulos u përgjigj:

“Për të bërë presion të padurueshëm ndaj Greqisë, në fakt për të provokuar Greqinë për të krijuar një episod të nxehtë për të na tërhequr në një axhendë të hapur për negociata”.

Situata mes Turqisë dhe Greqisë vijon që të jetë shumë e tensionuar për shkak të vendimit të Ankarasë për të rinisur kërkimet me anijen “Oruc Reis”. Gjendja në Mesdhe nga momenti në moment mund të precipitojë për shkak të konfliktit mes dy vendeve.

Dje në parlament Erdogan tha se Turqia do të kërkojë të drejtat e saj për kërkimet dhe shfrytëzime e burimeve energjetike në Detin e Mesdheun Lindor.