Chelsea po planifikon lëvizje drejt Paulo Dybala

Chelsea nuk ka mbyllur hesapet sa i përket përforcimeve.

Emra si Timo Werner, Kai Havertz e Ziyech përforcuan Chelsean gjatë kësaj merkatoje, por aspekti ofensivë mund të marrë edhe më shumë finesë.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, ‘Blutë’ janë duke treguar interesim për yllin e Juventus, Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi është në bisedime për kontratë të re me ‘Zonjën e Vjetër’, kontratë që mund ta mbajë atë në Torino deri në vitin 2025, por Chelsea po monitorojnë situatën, në rast se marrëveshja dështon.

Raportimet bëjnë të ditur se Chelsea synoi edhe Lautaro Martinez këtë verë, por lojtari nuk tregoi interesim.