Berisha akuzoi Ramën për “super keqpërdorim”, kryeministri u përgjigj – udhëtimet janë brenda buxhetit

Në të dhënat e publikuara nga ana e hakerëve iranianë për kryeministrin Edi Rama, veçanërisht për udhëtimin e tij me çarter, ka reaguar lideri i Partisë Demokratike opozitare, Sali Berisha, duke e quajtur “super keqpërdorim”.

Berisha thotë se çdo udhëtim çarter kushton mesatarisht ose të paktën 150 mijë euro, gjë që shtjellon se në “nëntë vite si kryeministër ka shpenzuar 19 milionë euro”.

Në reagimin e Ramës, pas publikimit të të dhënave dhe akuzave të Berishës, ai theksoi se avioni që përdorte nuk ishte një çarter komercial, por një avion kostot e të cilit janë “brenda buxhetit të përhershëm të qeverisë” dhe sjelljen e Qeverisë iraniane dhe opozitës shqiptare e quajti të neveritshme.

“Avioni që unë përdor për udhëtime zyrtare nuk është një çarter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë! Nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, shkruajti Rama në Tuiter.