Dafina Zeqiri publikon një pjesë të shkurtër të këngës së re

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është prej emrave më të dashur dhe më të suksesshëm në estradën shqiptare.

Edhe në këtë periudhë të vitit, artistja po vazhdon punën për projekte të reja dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi.

Autorja e hitit “Malli” ka publikuar në llogarinë e saj në TikTok një video të shkurtër të shkëputur nga projekti i saj i ri.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ajo shihet e veshur me një bluzë të shkurtër dhe të zezë bashkë me një kapele me të njëjtën ngjyrë që i kombinoi me pantallona bezhë teksa performon projektin e saj më të ri.

Dafina zbuloi se kënga mban titulli “Harroj” dhe do të jetë pjesë e albumit të saj të ri “Unë jam ajo” për të cilin po punon aktualisht.

@dafinapipinazeqiri 💔❤️‍🩹 #harroj #unejomajo ♬ original sound – Dafina Zeqiri

 

Artistja tashmë ka publikuar dy projektet e para të këtij album, “Unë jam ajo + Caviar” erdhën së bashku në një klip të vetëm

Këngët u pritë mirë dhe brenda tri javësh kanë grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/