Çulev e publikon spotin me makinat e policisë

Kishte bërë jehonë në opinion incizimi i spotit në kohë pandemie për ditën e policisë të bërë nga Ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev.
Videoja është publikuar në profilin e ministrit, në të cilën Çulev falënderon zyrtarët policor për përkushtimin në kryerjen e obligimeve.
“Ju falënderoj për çdo minutë dhe çdo orë të kaluar në vendet e juaja të punës. Ju jemi shumë falënderues për gjithë përkushtimin dhe për të gjitha sakrificat që i bëni çdo ditë në luftën kundër kësaj pandemie. Tani të gjithë jemi të bashkuar në vetëm një hap për triumfimin ndaj një prej sfidave më të mëdha me të cilat është përballur njerëzimi deri më tani. Gëzuar Dita e Policisë së Maqedonisë”, shkruan Çulev.