Manchester City mund të thuhet se ishte skuadra më e mirë e vitit 2021, me shumë rekorde të vendosura dhe me një futboll jashtëzakonisht të bukur.
Citizens kanë krijuar një skuadër aq të fortë, saqë është vështirë të identifikohet formacioni bazë i skuadrës.
Megjithatë, trajneri Pep Guardiola vëren më shumë mungesat e skuadrës. Kjo u pa në paraqitjen e tij të fundit, kur u vajtuan mungesat e Kyle Walker, Stones dhe Rodri.
“Gjatë sezonit, kemi shumë situata të cilat duhet tejkaluar. Ne luajmë pa Kyle Walker, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net. Tashmë Rodri është jashtë për dy ndeshje, ndoshta tri.”
“S’kemi qendërmbrojës: John është i lënduar. Kemi telashe në disa pozita, por këto janë sfidat që duhet tejkaluar”, ka shtuar spanjolli.
Skuadra e Guardiola e nis vitin e ri kalendarik me ndeshjen përballë Arsenalit, sot nga ora 13:30.