Covid-19: Në spitalet e Shkupit po trajtohen 480 pacientë, ka shtretër të lirë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 37 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 480 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 15 persona. Një pacientë është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Institutin e TBC-së, tre në repartin e ORL-së dhe katër në Klinikën e Dermatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me Covid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 56 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Për momentin, 24 pacientë janë duke u trajtuar në kovid-qendrën pranë Klinikës e Lëkurës, 36 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, dhe një total prej 45 pacientësh me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC-së. Në Klinikën e Syve po trajtohen 17 pacientë kurse dhe në Klinikën e ORL-sl 23 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologji janë shtrirë 25 pacientë.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 109 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 31 pacientë, prej të cilëve 9 janë fëmijë kurse 22 janë të rritur.

Gjithsej 480 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 40 shtretër të lirë.