Lufta e popullit kinez kundër epidemisë po pret pranverën

“Epidemia e koronavirusit është një çështje e madhe e shëndetit publik me shpejtësinë më të madhe të përhapjes, sferën më të madhe të infeksionit dhe vështirësinë me të madhe të parandalimit dhe të kontrollit në historinë e Kinës së Re,” u shpreh ditët e fundit presidenti kinez në një telekonferencë me 170 mijë punonjës qeveritarë në Kinë.
Epidemia e papritur filloi para Festës së Pranverës. Sipas traditës, gjatë kësaj feste, njerëzit në Kinë duhet të kthehen në vendlindje dhe të takohen me të afërmit. 90 % e kinezëve, domethënë, mbi 1.2 miliard kinezë duhej të udhëtonin me rastin e Festës së Pranverës. Por në këtë Festë Pranvere, mbarë kinezët ndaluan udhëtimin. Ata në reagimin e kërkesës qeveritare, qëndruan në shtëpi, duke u përpjekur së bashku me qeverinë për të kontrolluar epideminë.
Gjatë 40 ditëve, lidershipi kinez organizoi 6 mbledhje të posaçme për punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë. Nën drejtimin e Partisë, 40 mijë punonjës mjekësorë kanë shkuar në Hubei, qarqet e ndryshme kanë garantuar ofrimin dhe bashkërendimin e materialeve mjekësore. Tani, përhapja e epidemisë është vërë nën kontroll dhe janë arritur rezultatet e dukshme: më 7 mars, vetëm në qytetin Wuhan, epiqendër të epidemisë, u shtuan 41 raste të infektimit dhe zero rast i ri u raportua në të gjitha krahinat e tjera të Kinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera përreth Wuhanit.
Revista mjekësore “Lancet” botoi më 6 mars një artikull, ku thuhet se masat e shëndetit publik të marra nga Kina ndoshta janë “punët më ambicioze dhe më pozitive të kontrollit të epidemisë në histori”, duke shmangur më shumë vdekje dhe infektime. Sipas artikullit, sukseset e Kinës ndoshta janë jo vetëm nga sistemi administrativ që ka aftësi të fortë të mobilizimit përballë sfidave, por edhe nga zbatimi nga populli kinez i procedurave të shëndetit publik.
Është mars dhe lulet në krahina të ndryshme të Kinës po çelin. Tani kinezët e kanë kaluar kohën më të vështirë dhe po presin me besim ardhjen e shpejtë të pranverës.