Drejtori I Përgjithshëm I SH.A EEM, Vasko Kovaçevski ka theksuar se as nuk mund t`i konfirmojë e as t`i përgënjeshtrojë spekulimet në opinion rreth çmimit të eneregjisë elketrike. Këto komente, Kovaçevski I bëri pyetur nëse pas paralajmërimeve të Kryeministrit për prodhimin e energjisë së gjelbërt, do të ketë rritje të çmimit të rrymës elektrike.
“Vendimi miratohet nga Komisioni Rregullator që është trup I pavarur. Edhe pse obligimi ligjor është që sivjet t`I japim 70% furnizuesit universal EV HOME, si kampani I bëjmë llogaritë dhe përpjekjet që sikurse vitin e kaluar edhe sivjet të japim 100% energji elektrike sipas çmimit që rregullohet nga Qeveria. Shpresoj dhe pres që cmimi në pjesën tonë si EEM të mos pësojë ndryshime edhe pse marrim pjesë me rreth 40% në cmimin e përgjithshëm të rrymës. Vlerësojmë se këtë vit do ta stabizilojmë cmimin që të mos ketë ndryshime ose nëse kjo eventualisht ndodh, për cka vendos Komisioni Rregullator, të jetë minimale në faktorin korigjime” – ka deklaruar Drejtori I Përgjithshëm I EEM-së, Vasko Kovaçevski.
Ai rikujtoi se që nga viti 2017 ku morën kompaninë si pushtet I ri ekzekutiv kthyen tarifën e lirë dhe liberalizlimin e tregut kur morën pjesë me cmimin më minimal ndaj furnizuesit universal EVN HOME. Me këtë, sipas Kovaçevskit, EEM-ja u bë mburojë e cmimit të lirë të rrymës, krejt kjo në ngarkesë të kompanisë dhe shtetit. /KlanMacedonia