Cllevio vjen në Kosovë dhe kërkon të futet në shtëpinë e “BBVK” për ta takuar Stresin

Cllevio është reperi i njohur shqiptar, i cili komentohet shumë në media.

Ai është shoku i ngushtë i reperit të njohur, Stresi, i cili tash e dy muaj po bën rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova”, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Cllevio ka shkuar tek “BBVK”, ku edhe ka kërkuar të takoj Stresin, në formë shakaje.

E kur dihet që kjo është kundër rregullave, atij nuk i është lejuar.

Teksa ndodhej jashtë oborrit të “BBVK”, ai ka folur me gazetaren ku ka folur për Noizyn.

E gjitha kjo ka ndodhur gjatë një “live” në ‘Instagram’./Lajmi.net/