Flamujt e NATO-s në gjysmështizë për tërmetin në Turqi

Flamujt në selinë e NATO-s në Bruksel janë ulur në gjysmështizë pas tërmetit tragjik në Turqi.

“Të gjithë flamujt në selinë e NATO-s janë sot në gjysmështizë në shenjë solidariteti me aleatin tonë, Turqinë,” – shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare në Twitter.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.