Gold Ag ironizon me Lugatin, poston foto me veshje kombëtare: Kështu na ka hije

Mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Kosova”, është rikthyer Lugati.

Ai është rikthyer për të performuar para banorëve, shkruan lajmi.net.

 

Lugati është shfaqur me veshje tradicionale, ndërsa përreth fytyrës dhe krahëve ka vënë disa gurë shkëlqyes.

Lidhur me këtë ka ironizuar këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag.

 

 

Ai ka postuar një foto me veshje tradicionale në “Facebook”.

“Kështu na ka hije”, ka shkruar Gold Ag./Lajmi.net/