City i vendos çmimin e largimit Kalvin Phillipsit, synon të fitoj më shumë se që ka shpenzuar për angleizn

Kalvin Phillips do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është në planet e Pep Guardiolas.

Mesfushori anglez iu bashkua me shumë bujë kampionëve në fuqi të Anglisë, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë pasi nuk po preferohet nga trajneri Pep Guardiola i cili i ka bërë me dije se duhet të gjej një skuadër të re.

City e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe tanimë i ka vendosur edhe një çmim të largimit.

Kampioni në fuqi i Evropës synon që nga shitja e Phillips të fitoj 57 milionë euro, tetë më shumë se sa paguan për transferimin e tij nga Leeds.

Bayern Munich, Liverpool, Juventus, Everton dhe Fulham janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

27-vjeçari është pajtuar për largimin nga City dhe agjentët e tij tanimë janë në bisedime me klubet e tjera.

Phillips këtë edicion ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, derisa ka në këmbët e tij vetëm 168 minuta lojë duke u inkuadruar kryesisht nga banka rezervë.