Lionel Messi është tashmë fituesi zyrtar i Topit të Artë, çmimi i tij i tetë në karrierë, ndërsa pas ceremonisë së ndarjes së trofeut individual, argjentinasi emëroi trashëgimtarët e këtij çmimi.
Lionel Messi, Aitana Bonmati, Emiliano Martinez dhe Jude Bellingham ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së 67-të të Topit të Artë që u zhvillua të hënën në mbrëmje në “Theatre du Chatelet” në Paris.
Megjithatë, fituesi më i madh padyshim ishte ylli argjentinas, Messi, i cili fitoi Topin e Artë të tetë në histori, duke vazhduar të lë trashëgimi në cmimin më të madh individual në botën e futbollit.
Pasi mori trofeun në duar Messi tha fjalët e tij të para, ku ndihej i lumtur, falënderoi të gjithë ata që i ndihmuan dhe e votuan dhe ia kushtoi Diego Maradonës së ndjerë.