McGregor pranon revanshin me Dustin Poirier

Conor McGregor mund të bëjë një tjetër rikthim në UFC.

Gjashtë vite pas spektaklit mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier, dyshja mund të kthehen në oktagon për një revansh.

Irlandezi thuhet të ketë pranuar një revansh për muajin janar, me Dustin Poirier, pak orë pasi ka pranuar një ultimatum nga presidenti i UFC, Dana White, përcjell lajmi.net.

McGregor donte që spektakli të zinte vend para fundit të vitit 2020, por UFC vendosi për 23 janarin e vitit 2021.

Fjala e UFC doli të kishte peshë më të madhe dhe tashmë gjithçka po përgatitet për datën 23 janar.

McGregor do të rikthehet edhe një herë në UFC, edhe pse njoftonte pensionimin më herët. Kjo tashmë është bërë rutinë për ish kampionin.