Chelsea gati të ofroj 70 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është një nga futbollistët më të mirë të Interit në vitet e fundit.

Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet në Giuseppe Meazza apo do të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Klubet më të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për argjentinasin, edhe pse Interi do të rezistojë deri në fund për ta mbajtur në radhët e veta yllin e skuadrës.

Chelsea është skuadra e radhë që është futur në garë për transferimin e Lautaros në afatin kalimtar të verës.

Football Insider ka raportuar se londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 70 milionë euro Interit për transferimin e argjentinasit, edhe pse kjo shumë konsiderohet e ulët nga zikaltërtit.

25-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik ku në 48 ndeshje zyrtare ka shënuar 23 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

Gjithsesi për Lautaron interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha si Man Utd, Tottenham Hotspur, Real Madrid dhe Atletico Madrid.