Mozzik publikon bashkëpunimin e shumëpritur me Ghetto Geasyn “Shtrejt”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Mozzik ka lansuar projektin më të ri muzikor që këtë herë erdhi në bashkëpunim me një prej rap-artistëve më të suksesshëm shqiptar, Getoar Selimin.

Dyshja janë bërë bashkë për projektin e ri me titullin “Shtrejt”, refreni të cilës është ‘remake’ e këngës “A e din se” që grupi Tingulli 3nt dhe Skillz kishin lansuar shumë vite më parë.

Producent të këngës janë Big Deal Records, të cilët janë përkujdes edhe për muzikën, miksimin dhe masterizimin.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Ndërkohë, kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip për të cilin u përkujdes produksioni muzikor ‘Sekuencë’.

Projekti i dyshes tashmë është lansuar në kanalin e YouTube dhe platforma të tjera digjitale.

Theksojmë që ky bashkëpunim i Geasy vjen pas atij me Inva Mulën dhe MC Kresha “Jemi njo”, ndërsa e fundit nga Mozzik është “Fatkeqësi”.