Çfarë pasoja fatale mund të kishte në Kosovë shpërthimi i centralit bërthamor në Ukrainë

Prof.Dr Jahja Kokaj, i cili njëkohësisht është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka folur për efektin e shpërthimit të mundshëm të centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës, pasi u sulmua nga forcat ruse.

Fizikanti Kokaj, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se efekti i shpëthimit të këtij centrali bërthamor do të ishte shumëfish më i madh se ai i Çernobilit.

Kokaj tha Kosova ndodhet më afër në vijë ajrore me Ukrainën sesa me Çernobilin.

“Shpëthimi i centraleve atomike janë të rrezikshme gjithëmonë, jo vetëm për vendin ku ndodhen por edhe për shtetin që janë në distancë, sidomos ato fqinjë. Zaporizhzhia, aty ku është situate dramatike tani për tani fizikisht është më afër Kosovës në vijë ajrore sesa Çernobili. Pas shpërthimit atje, në Çernobil, fshiheshin informacionet nga autoritetet mirëpo Suedia e identifikoj rrezatimin e tepruar prandaj ekzistojnë detektorë që i dedektojnë sidomos tani që janë në situatë të vegjilencës. Në kohën e Çernobilit kemi pas një rrezatim të tepruar ku është shkurtuar jetëgjatësia meqë rrezatimi në trup arrin të tejkalon balancën e imunitetit dhe sulmon kancerin, meqë rrezet sulmojnë AND-nën”, tha ai.

Kokaj u shpreh se rusët po e përdorin më shumë aksionin e sulmit të centralit bërthamor për presion psikologjik.

“Atje agresioni barbar rus është tregoj mjaft i çmendur duke sulmuar një shtet të pafajshëm mirëpo ka qëllimet e veta mbisunduese në aspektin diplomatik dhe politik.

Prandaj ky aksion është më tepër psikologjik që të bëj presion të përdor central bërthamor mirëpo është ironike kjo.

Në qoftëse do të shpërthente centrali bërthamor në Zaporizhzhia do të ishte fatal për Ukrainë mirëpo efekti do të ishte më i madh pasi edhe kapacitetet e kësaj gjeneratori nuklear janë disafish më të mëdha se Çernobili, në këtë rast do të ishte shumë më efektiv ”, tha ai./IndeksOnline/