Si i mori Besmira Ejupi honoraret nga 5 institucione, do të verifikojë KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të veprojë me iniciativë në lidhje me raportimet në media se përdorues buxhetorë kanë kryer 39 transaksioneve ndaj prezantueses Besmira Ejupi, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me vetë-iniciativë ka hapur rast lidhur me raportimet në media se ndaj Besmira Ejupit janë bërë 39 transaksione nga shfrytëzues buxhetor edhe atë nga Avokati i shtetit, Komuna Saraj, Petroveci, Komuna Çair dhe Komuna Bërvenicë, gjegjësisht për kontrollimin e bazës mbi të cilën institucionet e përmendura i kanë paguar mjetet personit në fjalë”, thonë nga KSHPK për “Lokalno”.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Fokus” nga baza “Financa të hapura”, Ejupi në periudhën 2021-2022 figuron përfituese e mjeteve nga 5 organe buxhetore me shenjim 425990, gjë që sipas Rregullores për klasifikimin e shpenzimeve tregon “shërbime të tjera kontraktuale”.

Ajo, për më pak se një vit, sipas gazetës, ka grumbulluar mjete buxhetore prej gati 12 mijë eurosh përmes 39 transaksioneve të realizuara gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti aktual.

Redaksia e “Loklno” ka dërguar pyetje në Komunën e Sarajit, Çairit, Petrovecit, Bërvenicës si dhe Avokatin e Shtetit se në çfarë baze janë paguar mjetet në llogarinë e transaksionit të Ejupit dhe nëse janë keqpërdorur mjetet shtetërore, kanë marrë përgjigje vetëm nga Komuna e Bërvenicës ku sqarojnë se Ejupi ka pasur marrëveshje me ta për shkak të nevojës së komunës.

“Në arkivin e komunës së Bërvenicës ekziston marrëveshje për kryerjen e punëve për vitin 2021 me personin Besmira Ejupi e cila në hyrje i referohet nenit 83.84 dhe 85 të Ligjit për Punësim dhe Sigurim në rast të Papunësisë dhe nenit 18 paragrafi 3 i Vendimi për kushtet, kriteret, mënyrën dhe procedurën për përcaktimin dhe ushtrimin e të drejtës në ndihmë sociale në para, ndërsa në nenin 1 dhe 2 në kontratë thuhet: Për nevojat e komunës kontraktorët janë pajtuar për nevojat e Komunës së Bërvenicës. Për kryerjen e punëve nga neni 1 i kësaj kontrate, kontraktuesit do t’i paguhet kompensim në pagesa gjithsej 20.000,00 denarë. Pagesa do të bëhet pas dorëzimit të kontratës. Kontrata është lidhur më 15 prill 2021, ndërsa pagesa është bërë më 21 prill 2021”, thonë nga komuna.

Vendimi për dërgimin e prezantueses 28 vjeçare që të dërgohet si diplomate në Nju Jork, pasi njoftimit në publik zgjati plotë 48 orë. Presion publik se ajo nuk ka kualifikime të mjaftueshme dhe nuk plotëson kriteret e ligjit për punë të jashtme për këtë pozicion, detyroi qeverinë të tërhiqej nga ky vendim.

Për propozimin që Ejupi të dërgohet për konsull të përgjithshëm ka reaguar edhe nga Sindikati diplomatik i Maqedonisë. Ata kërkuan që të ndërpritet me të tillë kandidatë nënçmimi i profesionit diplomatik.