Çfarë moti sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, që në disa zona do të jenë me intensitet më të madh, të ndjekura nga bubullima dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare e fortë nga veriu dhe temperatura do të ketë rënie të ndjeshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa ato të ditës nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë në 19 gradë.

Nga e diela do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturës.