Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë botën këtë të shtunë festojnë festën e Kurban Bajramit, që mbahet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kjo festë disa ditore, e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Në këtë festë kujtohet vullneti i Ibrahimit për ta sakrifikuar të birin e tij për Zotin në këtë ditë. Kjo ditë tash shënohet me sakrificën tradicionale të një kafshe (kurbani).