Cameron: Sulmi në Rafah shumë, shumë shqetësues

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se sulmi në Rafah që vrau 45 njerëz të dielën është “shumë, shumë shqetësues”.

Duke folur me gazetarët në Manchester, ai përsëriti thirrjet që ushtria izraelite të nisë një hetim mbi incidentin.

“Izraelitët kanë thënë tashmë se ishte një gabim tragjik, por ne duam ta shohim atë të hetohet siç duhet”, tha ai.

Cameron tha se ajo që dëshiron të shohë është një pauzë në luftime që synon të lirojë pengjet, të ndihmojë dhe që mund të bëhet një “armëpushim i përhershëm dhe i qëndrueshëm”.

I pyetur nëse pajtohet me thirrjet për të njohur menjëherë Palestinën si shtet, ai tha se dëshiron të shohë një zgjidhje me dy shtete – “një Izrael të sigurt pranë një Palestine të sigurt dhe demokratike”.

“Njohja sigurisht që do të vijë, por nuk duhet të vijë në fillim të këtij procesi. Nuk duhet pritur deri në fund, por duhet të jetë pjesë e zgjidhjes me dy shtete”, tha Cameron, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.