Irfani nga Shkupi godet profiterët, 2 kilogram limona, 150 denarë

Në kohën kur shumë shitore e markete po keqperdorin situatën me Koronavirusin, Irfani nga Shkupi ka dhënë një shembull solidariteti dhe njerzillëku. Profiterat në këtë periudhë shesin një kilogram limona për 200 denar, Irfani i shet dy kilogramë për 150 denarë, respektivisht 75 denarë kilogramin, shkruan Gazeta Lajm.
Këtë gjest të tij e kanë përshëndetur të gjithë, kurse shembullin e tij në rrjetet sociale e ka publikuar Bekim Sali.
“ Ne raste krize disa perfitojn materialisht, e disa tjere e hapin zemren dhe japin nga vetja. I lumte Irfan Jetishit, fqiut tim, i cili jep mesazh njerezor ne keto dite te veshtira te izolimit”, ka shkruar Sali.