Buffon rikthehet të luajë me Parman pas 7339 ditësh

Buffoni ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e parë me skuadrën e Parmës pas saktësisht 7339 ditësh, shkruan lajmi.net.

Portieri është rikthyer te skuadra e tij ku u rrit pas 20 vitesh, dhe tani ka debutuar sërish në ndeshjen miqësore ndaj Bochum.

Italiani luajti vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, duke arritur ta mbaj portën e paprekur, ndërsa në pjesën e dytë Bochum fitoi me rezultat 1-0.

43-vjeçari duket ende në formë fantastike dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbollit, pasi ka kontratë me Parmën deri në qershor të vitit 2023.

Kujtojmë që Parma sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B të Italisë. /Lajmi.net/