Man Utd e sheh Goretzkan si zëvendësues të Pogbas

Sipas ‘The Sun’, Man Utd dëshiron transferimin e Goretzkas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se drejtuesit e klubit anglez e shohin mesfushorin gjerman si zëvendësues ideal të Pogbas i cili duket se do të largohet gjatë kësaj vere.

Mesfushori i Bayernit ka kontratë me Bayernin deri më 30 qershor të vitit 2022, dhe ende nuk ka shfaqur interesim të vazhdojë me klubin gjerman.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje me fanellën e ‘Bavarezëve’ në të gjitha garat, duke realizuar tetë gola dhe nëntë asistime.