Barcelona interesohet për Sterlingun

Sipas ‘Tot Costa’, Barcelona dëshiron transferimin e Sterling gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se gjiganti spanjoll dëshiron ta sjell në ekip yllin e Man City, ‘Blaugranët’ janë të gatshëm të ofrojnë edhe Antoine Griezmann si pjesë e marrëveshjes.

Girezmann duket se nuk është më i preferuar në “Camp Nou”, megjithatë ‘Citizens’ nuk janë të bindur nga ky shkëmbim pasi mendojnë se Sterling vlen më shumë se sa sulmuesi francez.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me fanellën e Kampionit të Anglisë në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime.