Penov: Në vitet e 90-ta i keqtrajtuam shqiptarët – i’u mohuam shumë të drejta

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ish kryetar i Partisë Liberal-demokratike, Risto Penov, në emisionin “Vo centar” me Vasko Eftovin, e ka pranuar se në vitet ’90 shteti ka keqtrajtuar shqiptarët, të cilët, sipas tij, me të drejtë po kërkonin më shumë të drejta.

“Më duhet ta pranoj se shqiptarët kishin të drejtë që kërkonin më shumë të drejta. I kishim shtrënguar në të gjitha fushat. Me ligj i ndamë komunat, me çka Shkupin, Kërçovën, dhe Strugën i bëmë qytete me shumicë maqedonase. Ndamë Sarajin dhe Matkën nga Shkupi dhe në Strugë e ndamë Veleshtën dhe një tjetër fshat që përbën egërsi totale. Shkuam aq larg saqë në Tetovë në zgjedhjet lokale ndonëse fitoi një shqiptarë, ne kryetar e bëmë një maqedonas, babain e profesoreshës, Renata Deskoska”, tha Penov.