Broja: Vitesse ekipi ideal për t’u rritur, ja shembujt që duhet të ndjek!

Pas prezantimi si lojtari më i ri i Vitesses, sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i skuadrës holandeze. Broja do të luajë si i huazuar nga Chelsea për 1 sezon te verdhezinjtë nga Arnhemi tek të cilët do të ketë mundësi të rritet shumë si futbollist. Ai i ka të qartë shembujt që duhet të ndjekë.

“Unë di shembujt e Mason Mount, apo edhe të Lewis Baker dhe Dominik Solanke. Unë e shoh Vitesen si ekipin ideal për veten që të mund të bëj “rrugë”, të marr eksperiencë dhe të kem minutazh të mjaftueshëm për të luajtur. Dua që të rritem sa më shumë si individ dhe si futbollist. Mbi të gjitha, dua që të shënoj sa më shumë gola. Unë do të jap gjithçka që t’ia arrij kësaj”, ka deklaruar Broja për faqen zyrtare të klubit.