Navas i përlotur pas triumfit: Ky trofe shkon për Reyes dhe miqtë që nuk janë më!

I përlotur për një sukses të madh. Jesus Navas ishte ai që ngriti lart trofeun e 6-të në Europa League të fituar nga Sevilla. Kapiteni i rikthyer pas eksperiencës te Manchester City e fitoi për herë të 3-të këtë trofe me andaluzianët dhe për herë të parë pas 13 vitesh. Në intervistat në fund të ndeshjes Navas u shfaq i përlotur duke ia dedikuar këtë trofe miqëve që nuk jetojnë më, si Jose Antonio Reyes etj.

“Kjo skuadër e meriton këtë fitore. Kemi luftuar shumë gjatë gjithë vitit, kemi përjetuar një situatë të vështirë, si të gjithë të tjerët dhe u përpoqëm ta kalonim dita-ditës. Tifozët tanë e meritojnë, ata që e duan futbollin si ne dhe duhet ta shijojmë. Për mua do të thotë shumë të jem në gjendje të ngre trofeun si kapiten i Sevilla, për miqtë që nuk janë këtu, si Reyes”, tha Jesus Navas, i cili ka fjalë të mira për trajnerin e Sevilla Julen Lopetegui. “Lopetegui punon 24 orë në ditë për Sevilla dhe ai e mori më të mirën prej nesh”.