Bregu: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE janë gjëra të përbashkëta

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu sot kërkoi që BE-ja të mos harrojë se secili bashkëpunim rajonal ka qëllimin përfundimtar – integrim në BE.

“Integrimi evropian, në të cilin nuk mbahet llogari për realitetin ekonomik, politik dhe shoqëror, është recetë për mossukses”, tha Bregu.

Ajo, siç kumtoi KRB-ja, në samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor, tha se hapat fillestarë, siç është integrimi më i thellë mes nesh, vetë nuk mund të arrihet pa hapa të njëkohësishme të mëtejme të integrimit të tregjeve tona në tregun evropian.

“Vetëm në këtë mënyrë qëllimet mund të jenë më të mëdha, ndërsa procesi të konsiderohet më i suksesshëm”, tha Bregu.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi rajonal janë dy anët e medaljës së njëjtë.

“Integrimi i tregut është ndoshta më shumë pjesë e procesit të integrimit evropian. Bashkëpunimi rajonal, megjithatë, nuk është vetëm integrimi i tregut. Ky është proces politik. Për këtë shkak, plani aksional për treg të përbashkët rajonal që e kanë nënshkruar liderët e të gjitha gjashtë ekonomive nga Ballkani Perëndimor muajin e kaluar në Sofje, është plan i mirë”, tha Bregu në samit, i cili vazhdon edhe nesër, kumtoi KRB.