Bozhinovski: “Dhuna në Qendër”, e urdhëruar nga VMRO-ja

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski dhe ish ministri Mile Janakieski kanë dhënë udhëzime se çfarë duhet të bëjnë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në ditën e dhunës në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013. Këshilltari i atëhershëm, Tomisllav Llazarov, të cilit iu shqiptua dënim me kusht pasi që e pranoi fajësinë, dëshmoi se Bozhinovski kishte kërkuar që anëtarët e partisë të mblidheshin në masë sa më të madhe për protestat dhe turmës t’i thuhet se gjoja planifikohet shkatërrimi i kishës Shën Kostandinit dhe Elena.

Anëtarët e partisë më thanë se është formuar një shoqatë me emrin ‘Veritas’ e cila do të organizojë protesta për mbrojtjen e kishës. Bozhinovski më thirri, në mbledhje ishin të gjithë komitetet komunale të VMRO DPMNE-së në Shkup. U dhanë udhëzimet për të njoftuar anëtarësinë se në këtë datë do të mbahet protestë përpara monumentit të Nënë Terezës në Qendër. Nuk përmendej dhunë- deklaroi Tomisllav Llazarov, Këshilltar.

Brenda seancës kanë qenë të obliguar të bëjnë çmos që të mos miratohet rendi i ditës me 4 pikat kontestuese sipas tyre që kanë pasur për qëllim ndryshimet e planeve detale urbanistike.

Bozhinovski më dha udhëzime që të marr një libër dhe ta lexoja në mënyrë që të kalonte koha. Merre fjalën dhe lexoje Zoki -Poki-n, siç bënte Talat Xhaferi në Parlament- shtoi Tomisllav Llazarov.

Llazarov dëshmoi gjithashtu se ai ka qenë i vetmi që ka kontaktuar me udhëheqësinë e partisë, duke mohuar se edhe e pandehura Daniella Rangellova ka marrë udhëzime, siç theksohet në aktakuzë. Në këtë rast, të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit Mile Janakieski dhe deputetja Daniella Rangellova.

Alsat