“Bomba” nga Bild: Mane pranë largimit nga Liverpooli, Bayerni në “pole position” për lojtarin

Sadio Mane është shumë afër largimit nga Liverpooli.

Sadio Mane është shumë afër largimit nga Liverpooli.

Sipas asaj që raporton Bild, senegalezi do të kalojë te Bayern Munich në verën e këtij viti.

E njëjta gazetë raporton se çështja është e mbyllur, kurse senegalezi po pret ta fitojë Champions Leaguen për t’i dhënë lamtumirën fansave.

Bayern ka ofruar 30 milionë euro për Sadio Manen.

Lojtari ka edhe një vit kontratë me “Të Kuqtë”, por kjo nuk do ta ndalojë atë që të shkojë në “Allianz Arena”, pasi, siç dihet, do të largohej me parametra zero vitin e ardhshëm.