Maldini zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Drejtori sportiv i Milan, Paolo Maldini ka folur në lidhje me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.

Pas triumfit në Serie A duke u shpallur kampionë pas 11 vitesh, gjiganti italian Milan tani është duke menduar për përforcime gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve.

Së fundmi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i “Rossonerëve” Paolo Maldini foli për çështjen e kontratës së Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

“Më kanë thënë që Zlatan Ibrahimovic nuk ka qëllim që të pensionohet këtë verë. Të arrijmë marrëveshje nuk do të jetë problem”, ishin fjalët e tij.

Ylli suedez së fundmi ka pësuar një lëndim, andaj bëhej fjalë për një pensionim të mundshëm të lojtarit këtë verë.