Luana përshëndet njerëzit në rrugë, ky është reagimi i tyre

Këngëtarja Luana Vjollca është mjaft aktive këto kohë ku po vazhdon ta transmetojë projektin e saj “Thuaje”.

E përmes këtij projekti artistja po ndan me publikun jetën dhe historitë e saj personale, shkruan lajmi.net.

Ky projekt mori vëmendjen e madhe të publikut dhe mediave rozë.

Përveç këtij projekti artistja sot ndau një video në rrjetin social Instagram ku përshëndeste njerëz të ndryshëm në rrugë.

 

“Në vend të një fjalë të keqe, THUAJE një fjalë të mirë!”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Ndryshe Luana mbetet njëra nga artistët më të komentuara në vend.