Boki 13: Për padinë time e kam mësuar nga Zoran Zaev

“Për padinë time e kam mësuar para se ajo të bëhej publike, nga ish kryeministri Zoran Zaev”, tha në seancën e sotme Boki 13.
“Më datë 3-4 pas mbarimit të emisionit Zaevi erdhi te zyra ime dhe më tha se mua më ndjekin shërbime të huaja edhe Katican e ndjekin dhe nuk e di se çfarë të bëjë dhe se situata është shumë serioze”.
Më tej ai thotë se ai e ka denoncuar incizimin e Jordan Kamçevit tek Oliver Spasovski dhe shton se bisedë me Spasovskin ka pasur tek telefoni, i cili i është sekuestruar.
Torbën me para të markës Lui Viton Boki 13 thotë se e ka marrë Zoran Milevski. Madje ai thotë se inçizimi i publikuar në të cilën shihet një dorë femra e cila bënë numërimin e parave, ai nuk ka qenë pjesëmarrës dhe nuk i ka parë paratë. Ai thotë se gjithçka që ka parë ka qenë vetëm torba.
“Nga kjo instancë e di se përse ka shërbyer ajo torbë. Unë nuk i kam parë paratë, gjithçka që kam parë ishte torba. Un as nuk kam qenë pjesëmarrës në videon e publikuar në të cilën shihet një dorë femre e cila bënë numërimin e parave. Pas gjysëm orësh sa qëndruam në shtëpinë e Orce Kamçevit, dolëm u nisëm me veturë. Milevski e mori me lehtësi torbën dhe mua më la në punë, ndërsa ai së bashkë me paratë në torbë u largua”
Kurse gardërobën e sekuestruar Boki këmbëngul se nuk e ka blerë në periudhën kohore nëntor-prill, ashtu siç qëndron në prokurori, por e ka të blerë dhe të fituar gjatë 10-15 viteve të fundit.
“Është e pamundur që ajo gardëroba të blihet për këto muaj. Kjo që ka ndodh është vandalizëm, unë nuk kam parë ti merr kujt gardëroba, më janë marrë mobilet nga shtëpia por edhe dritat që kanë qenë të vendosura nëpër shtëpi. Vetëm 5% e asaj gardërobe mund të jetë blerë për periudhën që përmendet në akuzën e ngritur nga prokuroria”./SHENJA