Bellingham është prioriteti i Man United për merkaton e verës

Jude Bellingham vazhdon të jetë lojtari anglez më i përfolur.
Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një prej lojtarëve me të ardhmen më të ndritur.

Dortmund po përgatiten të ndajnë rrugët me anglezin gjatë merkatos së verës dhe pas tij tashmë janë vënë gjitha skuadrat e mëdha të Anglisë, si dhe Real Madridi nga Spanja.

Florian Plettenberg raporton se Manchester United e kanë kthyer në prioritet transferimin e Bellingham, përcjell lajmi.net.

Erik ten Hag e pëlqen shumë lojtarin, dhe transferimin e tij e ka nisur si kërkesë ndaj bordit.

Borussia Dortmund pret të arkëtojë rreth 150 milionë euro nga kartoni i Bellingham.