Bisedë me Xha Tefik Mullarexhën para se të ndërronte jetë: Dibra gjithmonë ka qenë në shënjestër të shovenistëve sllavë!

Ibrahim Egriu: Bisedë me Xha Tefikun (Para se të ndërronte jetë)
Të gjithë e njohin Xha Tefikun, të moshuar e të rinj. Eshtë i afërt, i zgjuar, gojëmbël dhe me secilin don të bisedojë.
Ai, me kërluk në dorë, ashtu i krusur e i lodhur nga bara e rëndë e jetës, me plis të bardhë si bora mbi kokë; një ditë të bukur vjeshte, tek Klubi i Pensionerëve, e shoh ulur në një karrige dhe desha takoj, sepse, s’e kisha pa më se dy dekada.
Iu ofrova pranë dhe e pyeta:
-A më njeh Mixha Tefik, djali i kujt jam?
Xha Tefik Mulla-Rexha – Aq i freskët ishte saqë menjëherë iu kujtova e tha:
-Po!-Ti je djali i Arifit dhe emrin e ke Ibrahim, alias Imi. -Zërin ta kam dëgjuar përmes valëve të radios, kur isha në Amerike, por që moti s’ të kam pa. E përqafova ngrohtë e më tha:-Ku gjëndesh tani ? -I rrëfeva, më tepër se 25 vjet jetoj e punoj në Suedi. Tani jam pensioner dhe, dashtë Zoti që pjesën tjetër të jetës sime ta kaloj në vendlindje.
-Sa vjet i ke, Xha Tefik?
Kam lindur në vitin 1918, në Sheherin e Dibrës, të Suf Xhelilit dhe Iljas Pashë Qokut, të Seit Najdenit e Ramis Dacit dhe të shumë trimave heronj që ranë fli për vatan.
Gjatë bisedës me të, më habiti freskia dhe memoria e tij e fortë, sepse çdo ngjarje e ndodhi e kish rregjistruar ne mendje, ndaj kisha dëshirë të zhurritur që ta dëgjoj duke folur Xha Tefikun, të cilin dhe para dy dekada me vemendje të madhe e dëgjonim kur fliste nëpër dhoma e ndeje. S’më harrohet Mbrëmja e vitit ’83, në një Odë plot burra në Dibër kur zhvillohej bisedë rreth mallrave dhe produkteve të importuara nga jasht. Ai, pa fijen e drojës dhe në kohën e monizmit thoshte: -Malli i gjermanit është më kuali tativ se çdo mall tjetër i Evropës Lindore. Mandej vazhdoi: – Një traktor gjermani tërhek sa shtatë traktorë të rusit. Të gjithë qeshnim!-Pra, ai gjithmonë adhuronte Perëndimin dhe SH B A. Ndaj, desha që ta takoj e të flas me të.
-Ku i ke shokët dhe moshatrët e tu, Mixha Tefik?
Të gjithë kanë vdekur, kam ngelur kërcu i vetëm. Mandej ofshani:
Eh, Dibër-Dibër, si ishe dhe si ke mbetur shkretë !-A e sheh Sheherin tonë, si ishte dhe si është tani?! Më tepër se 15 mijë dibranë janë shpërngulur në Amerikë. Që nga viti 1913, pas shkëputjes së Dibrës nga trungu Amë, mijera dibranë u shpërngulën në Tiranë, mijëra të tjerë në Shkup e Turqi. Tani, sipas statistikës zyrtare, në Dibër me rrethinë jetojnë mbi 44% shqiptarë dhe më tepër se 34 % turq e të tjerë. Pra, Dibra, zorra qorre e pushtetarëve sllavë u shpraz. Rinia mori rrugën e arratisë. -Vdiqën pleqët dhe dibranët më të ditur, siç ishin: -Ramiz e Eqrem Begu, Qemal Agolli, Shemsi Hatipi e Jonuz Majtara, Dr. Burhan Pasholli, Hafus-Uke Dovolani, mandej mësuesit e pare pishtarë të arsimit: -Esat Menzelxhiu, Fetah Hajdini, Medat Cami, Abdi Begu, Irfan Oruçi, Skënder e Faton Daci, Bardhyl Cami, Mojsi Lutfiu dhe shumë të tjerë.

Po, e vërtetë është se Dibra gjithmonë ka qenë ferrë në sy tek shovenistët sllav që në kohën e ish Jugosllavisë. Ja një shembëll, Xha Tefik, kur unë vetë, ne maj u mbushen 45 vjet, kur nga goja e funksionarëve më të lartë shovenist, maqedonomëdhenj dëgjova me veshët e mi, këto thënie:-
”Dibranët në tytën e topit”dhe ”Dibra zorra qorre e ish Jugosllavisë”. –Më trego, më trego!
Ishte data 25 maj 1966. Ato vite punoja si arsimtar në Skudrinjë. Po atë ditë zhvillohej ndeshja finale në mes Realit të Spanjës dhe Partizanit të Beogradit. Si tifos i sportit isha i interesuar ta shikoj atë finale përmes rrjetit televiziv. Në vendin të quajtur Ura e Boshtit, që gjëndet 10 km. larg Dibrës, në çdo çast prisja të kalojë ndonjëfarë automjeti. S’kaloi gjatë kohë dhe për një çast u duk një limuzinë e re e tipit ”Mercedes”. -U ndal dhe në gjuhën maqedone më pyetën:
-Për ku udhëtoni?
-U tregova dhe, pasi kuptuan se e flas gramatikisht gjuhën e tyre, menduan se jam ”maqedon”, u çliruan dhe më pranuan brenda. Akoma pa u mbushë mirë me frymë, ia nisën bisedës:
I pari: -Si jetoni me shqiptarët në Dibër?!
Mirë, fare mirë, tregojnë kujdes të veçantë dhe janë tepër fisnik.
Ç’farë fisnikërie, unë të jem i vrasi të gjithë me radhë, ia priti i dyti, manej vazhdoi:
-Si nuk e kaploi tërmeti Dibrën më 1963, por Shkupin? Në ato çaste disa djersë të ftohta ma kapluan trupin. Ah, thoja me vedi, të kem një automat e t’i shpartalloj, por përsëri e ruajta gjakftohtësinë nga kureshtja që të mësoj dhe më tepër se ç’mendojnë për ne shqiptarët.
Mandej, ndërhyri i treti e tha: -S’ ka shqiptarë të mirë në Dibër, pos dy personave – funksionarë të qytetit në ato vite. Ata ishin për ne, sepse, siç i urdhëronim ne vepronin. Buxhetin që e përcaktonim për ndërtimin e Dibrës, na e kthenin, ashtu siç ua dërgonim. Ja pra, për ta mund të flasim fjalë të mira, kurse të tjerët lypset vënë në grykë të topit !
Në grykën e topit, thoja me vedi dhe, parrulla ”bashkim – vëllazërim” që buçiste gjatë atyre viteve, më mbeti në fyt. Të gjithë brohorisnin me ate parrullë, por aty-për aty kuptova se na ka rrëmbyer dallga, se ajo parrullë ishte një maskë e burokracisë maqedone e serbomadhe dhe se ne shqiptarët, pa dredha e intriga paskemi qenë të mashtruar. -O Zot, o Zot !
I ”lumtë” Kërste Cërvenkovskit, i cili nga Mavrova, rrugën për Dibër ua ka lëne dibranëve vetëm se pesë metro të ngushtë. Vazhdoi përsëri njëri prej tyre. Pra, që të tre funksionarët shovinist e shfrehën mllefin dhe urrejtjen e e tyre ndaj shqiptarëve dibranë dhe, porsa arritëm tek çeshma e Udovës, 1 km. larg Dibrës, e ndalën limuzinën, ma hapën derën e më thanë: Ne do vazhdojmë rrugën për në Ohër, këtu mund të zbresish!
Në ato çaste, derën e makinës e mbaja me të dy duart hapur dhe u drejtova plot nervozitet: -O shovenë, unë s’jam sllav, por jam shqiptar!
Ç’farë funksionerë jeni ju që i urreni kaq fort shqiptarët?!
Porsa kuptuan se u gjetën në kurth, me shpejtësinë më të madhe, me derën hapur, pa me më dhanë kurfarë përgjigje, u zhdukën. Ndërsa unë ashtu i rrëxuar për tokë, nxorra blokun që ta shënoj numrin e makinës; por më kot, sepse s’kisha se kujt t’ i ankohem, pos shokëve të mij, të cilëve ua rrëfeva rastin fill e për pe që të mësojnë se ç’farë urrejtje ushqenin shovenistët sllavo-maqedon dhe në ato vite ndaj Kombit tonë. Në ato çaste, Xha Tefikut, disa pika lotë filluan t’i rrëshqasin zvarë nëpër fëtyrë. Hofshani e tha: -Po, e vërtetë është se ”vëllazërim-bashkimi” ka qenë vetëm farsë e mashtrim.
Po tani, porsa e përmende Udovën, ma kujtove ate Luginë pjellore, që ishte hambari i Dibrës. Nga ajo tokë pjellore me kanal ujitës, të cilin, në vitet e 50-ta na e bëri ish Kryetari i Komunës-Qif Lleshi, nxjerrnin bukën e gojës mbarë qytetarët dibranë. Kalliri i misrit rritej sa krahu. Në Udovë e kisha tërë pasurinë tokësore -unë, babai yt i ndjerë e i nderuar -Arifi dhe tërë qytetarët dibranë.