Bilall MALIQI, shkrimtar
(Zekerija idrizi” Oh kjo vdekje tragjike” (roman) sh.b. “Prokult press”)
1.
Romani “Oh kjo vdekje tragjike” i shkrimtarit të njohur Zekerija Idrizi në thelb paraqet një botë të pasur imagjinative dhe narrative, me të cilën ka ndërtuar këtë roman me një titull që ngjall dhembje e trishtim. Kur themi ashtu, thirremi në kuptimësinë apo semantikën e vetë titullit, sepse ky libër dhe kjo tematikë mund të shkruhet me këtë intensitet vetëm nga dikush me profilin profesional e krijues të Idrizit. Si një ish-imam që më vonë përqafoi filozofinë humaniste, ai e përdor titullin “vdekje tragjike” për të bërë një autopsi të shoqërisë:
Ai përmes letërsisë predikon për vlerën e kësaj jete dhe për absurditetin e ndarjeve fetare përpara tragjedive të mëdha.
Romani “Oh, kjo vdekje tragjike!” është një sqarim dhe një pasqyrë e shpirtit të trazuar njerëzor që, kur gjendet përpara humbjes absolute, braktis dogmat e ngurta dhe kthehet te gërshetimi i vlerave më të mira shpirtërore e fetare për të gjetur forcë për të vazhduer jetën.
2.
Romani shoqërohet me personazhe, të cilat autori me mejshtri të madhe ua ka dhënë rolet, të cilat gjithnjë janë në funksion dhe në dialogim. Këtu kryepersonazhet, Kreshniku dhe Qëndresa, Pastorja, Martina Weber dhe Imami i moderuar në qytetin e Bernit, Mustafë Mehmeti, me të cilët zhvillohen gjithë ngjarjet e romanit.
Në këtë roman kemi një nismë dhe një mbarim tragjik të Qëndresës, ani se emri i saj ka prejardhje shqiptare dhe kuptimësia jep një qëndresë pas shumë e shumë problemeve jetësore, të jetë stoike si një qëndrestare e vërtetë përkundër sfidave e krajatave që ja ka mbarështruar jeta. Qëndresa si njëra nga kryepersonazhet e romanit paraqitet një ateiste, e cila nuk beson në asnjë fe, pra nuk beson në ekzistencën e Zotit. Ateizmi zakonisht bazohet në shkencë, logjikë dhe materializëm, duke kërkuar prova të prekshme për gjithçka, pra i beson vetëm të prekshmës. Zatën nëpër ngjarje të romanit shohim se Qëndresa kishte vuajtje, depresion e skizofreni dhe në fund ia merr jetën vetes, duke u varë në litar,e duke i lënë një testament Kreshnikut :
“Kreshnik, trupi im le të digjet dhe hiri i im le të hidhet në lumin Lumbardhë të Prizrenit! Në ceremoninë time mortore dhe në kortezh të mos prezantojë as një hoxhë, asnjë shejh dhe as një prift, si dhe nuk dua kurrfarë ritualesh fetare në ceremoninë mortore.”
Kjo porosi e Qëndresës, prek pikërisht kulminacionin e ngjarjes: kthesën totale ateiste ose agnostike të një personazhi përballë vdekjes, duke sfiduar hapur të gjitha dogmat dhe gërshetimet fetare tradicionalisht të pranishme në shoqëri. Pra, këtu kemi një refuzim total dhe radikal i dogmës dhe ritualeve fetare.
Përmendja e prerë e klerikëve të të gjitha besimeve kryesore në rajon (“asnjë hoxhë, asnjë shejh dhe asnjë prift”) tregon një distancim absolut nga fetë institucionale. Personazhi nuk dëshiron që vdekja e saj të përdoret për të përforcuar rregullat e kishës apo xhamisë. Për të, ceremonitë fetare janë të kota ose të rreme përpara vërtetësisë së vdekjes.
Tek ne shqiptarët, e sidomos të përkatësisë fetare myslimane janë absolutisht kundër vetëvrasjeve, e aq më tepër krimimin, apo djegien e trupit. Ajo këtë e ka bërë si një sfidë ndaj traditës, që të mos lë ndonjë varr fizik që mund të shndërrohej në vend ritualesh fetare. Hirin e djegur t’ja hedhin në Lumbardh, që tregon se dashuria për vendin dhe tokën mbeten të gjalla edhe kur nga feja refuzohet.
3.
Personazhi tjetër i romanit është Kreshniku, një emër po ashtu me prejardhje të pastër shqiptare , por që ishte agnostik, i cili bazohet te dyshimi dhe kufizimi i dijes njerëzore. Ai thotë me vete: Unë nuk e di nëse Zoti ekziston, sepse mendja njerëzore nuk ka prova për ta vërtetuar as po-në, as jo-në.
Në roman Kreshnikun dhe Qëndresën i shohim të dashuruar në mes veti, por nuk arritën dot ta kurorëzojnë e ta shijojnë dashurinë e tyre, duke qitur përpara jetës vdekjen, përpara dashurisë dhembjen, përpara dhembjes, shuarjen e një dashurie të nisur, e kjo si pasojë e varjes së Qëndresën në litar.
Pra, kjo kthesë dramatike, varja në litar e Qëndresës, zbulon më në fund të gjithë peshën e asaj që titullohet “Oh, kjo vdekje tragjike!”. Tragjedia e dashurisë së paplotësuar mes Kreshnikut dhe Qëndresës është boshti emocional që e kthen këtë roman në një elegji të fuqishme për jetën dhe lirinë.
Përveç këtyre dy kryepersonazheve që i cekëm më lartë kemi edhe personazhe të dy feve si: Pastorja, Martina Weber dhe Hoxhë Mustafë Mehmeti, në qytetin e Bernit.
Martina është një pastore protestante dhe evangjelike. Kjo ndërlidhet bukur mirë me rastin tragjik të Qëndresës, ajo predikon, kryen rituale mortore, martesa dhe jep ngushëllim shpirtëror. Në kontekstin e amanetit të Qëndresës (ku refuzohej hoxha, shejhu dhe prifti), një pastore do të hynte gjithashtu në kategorinë e klerikëve fetarë që personazhi zgjedh t’i mbajë larg ceremonisë së tij mortore.
Njëjtë është edhe me rastin e hoxhës, i cili është personazh i “gjallë” apo real në roman. Në rastin konkret, edhe ai është refuzuar në varrim të qëndresës. Hoxhë Mustafa përfaqëson autoritetin fetar dhe shpirtëror të mjedisit ku jetojnë Kreshniku dhe Qëndresa. Ai mban peshën e traditës dhe të rregullave të ngurta fetare të komunitetit. Kur ndodh vdekja tragjike (varja) e Qëndresës, Hoxhë Mustafa gjendet përpara një krizë të madhe. Dogma fetare islame e dënon ashpër vetëvrasjen ose vdekjen e dhunshme pa të drejtë. Megjithatë, si njeri, ai ndjen dhimbje të thellë. Roli i tij tregon përpjekjen e një kleriku për të gjetur një ekuilibër mes rregullit të ngurtë të librit dhe mëshirës njerëzore.
Ndërsa roli i Pastores në roman Përfaqësuesja e një Krishtërimi Reformator: Si pastore (grua), ajo sjell një qasje më liberale, më pak dogmatike dhe më shumë të fokusuar te psikologjia dhe përkrahja sociale. Ajo nuk e sheh tragjedinë përmes mëkatit, por përmes vuajtjes njerëzore (krajatës).
Përveç shkrimtarit, Zekerija Idrizi, klerikë dhe shkrimtarë të tjerë kanë shkruar romane të cilat kanë të njëjtën tematikë, pra gërshetimet fetare dhe fund tragjik dhe dhembës të personazheve si: Dom Nikollë Gazulli (dhe Ndikimi te Shkrimtarët e Veriut).
Ndonëse vetë Gazulli njihet më shumë si gjuhëtar dhe klerik (prift katolik), kleri katolik shqiptar i gjysmës së parë të shekullit XX (përfshirë At Gjergj Fishtën apo Dom Ndre Mjedën) ka shkruar vepra të mbushura me gërshetime të besimeve dhe vdekje tragjike.
Në letërsinë botërore njihen këta shkrimtarë: Jean Meslier (1664–1729) – Prifti që la amanetin ateist. Ky është ndoshta rasti më radikal në histori që i ngjan tërësisht frymës së amanetit të Qëndresës (djegia e trupit, refuzimi i klerit).
Meslier ishte një prift katolik francez që shërbeu gjithë jetën në fshat. Ralph Waldo Emerson (1803–1882) – Nga Pastori te Transcendentalizmi.
Emerson ishte një pastor unitarian (udhëheqës fetar) në SHBA. Pas vdekjes tragjike të bashkëshortes së tij të re nga një sëmundje e rëndë (një krizë emocionale e ngjashme me atë të Kreshnikut për Qëndresën), ai pësoi një krizë të tmerrshme besimi.
Të gjithë këta autorë të lartpërmendur, ndajnë një veti të përbashkët: Zhgënjimin nga institucionet fetare përballë vdekjes dhe vuajtjes realisht tragjike.
Kur një udhëheqës fetar (apo dikush me formim teologjik) sheh se si feja përdoret si mjet pushteti, ose kur përballet me një tragjedi të tmerrshme (si varja në litar e një të riu, apo vdekja e një dashurie), ai kupton se dogmat e ngurta nuk mjaftojnë.
Përfundimi i romanit “Oh, kjo vdekje tragjike!” i shkrimtarit, Zekerija Idrizit shërben si një pikëtakim i tmerrshëm por edhe çlirues për të gjitha temat që u shtjelluan përgjatë veprës: dashurinë e këputur në mes, revoltën ndaj dogmës fetare dhe dorëzimin përpara ligjeve të natyrës.
Preshevë, qershor, 2026



