Aubameyang arrin në Barcelonë

Gaboni ka arritur në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, skuadër tek e cila do qëndrojë për pjesën e mbetur të sezonit.

 

Ishte gazetari me burime të shumta pranë klubit, Gerard Romero që ka publikuar foto të Aubameyang që ndodhet në Barcelonë.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do mund të zyrtarizohet marrëveshja, ngase Barcelona fillimisht duhet të shesë Ousmane Dembele.

Për Dembele ishin në negociata me PSG-në, por marrëveshja dështoi shkaku që katalunasit nuk pranon shkëmbim me yjet si Angel di Maria, Juan Bernat apo Mauro Icardi.

Sidoqoftë, mediat katalunase raportojnë se Barcelona mund ta kompletojë transferimin e Aubameyang edhe nëse Dembele qëndron, por paga e lojtarit duhet të jetë shumë e ulët.