Bild: Humbja nga Maqedonia, debakli më i madh i Gjermanisë që nga viti 1931

Në një koment të publikuar në gazetën më të madhe gjermane, Bild, humbja e kombëtares së tyre nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në Duisburg, konsiderohet si debakli më i madh në 90 vitet e fundit.
Kjo disfatë konsiderohet e njëjtë me disfatën e vitit 1931, kur kombëtarja gjermane ka humbur me rezultat 6:0 nga Spanja, transmeton gazeta Lajm.
Për këtë gazetë është e pabesueshme se si Gjermania ka humbur në teren të vet nga kombëtarja e radhitur në pozitën 65 në listën botërore.
Shigjetat e kritikës në gaetën Bild, por edhe në pjesën më të madhe të mediumeve gjermane, janë drejtuar ndaj seleksionuesit të kombëtares, Jakim Loev.
Maqedonia e Veriut mposhti mbrëmë Gjermaninë në stadiumin e qytetit Duisburg me rezultat 1:2. Golat për Maqedoninë i shënuar Goran Pandev dhe Elif Elmazi.