Zaev: Zgjidhja për shtetësinë, javën e ardhshme

Një ditë pas takimit me opozitën shqiptare, kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se në fillim të javës së ardhshme do të arrihet zgjidhje për Ligjin për shtetësi. Sipas Zaevit, shumë prej dilemave lidhur me ndryshimet në Ligjin për shtetësi tashmë janë tejkaluar, ndërsa detajet do të përpunohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë./ALSAT