Kyçyk: Në Maqedoni ekziston dëshira për bashkëpunim

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut egziston dëshira për partneritet, të paktën në mënyrë deklerative, këtë e shprehin përfaqësuesit e partisë qevereisë dhe opozita, ka deklaruar Eurodeputeti bullgar raportuesi i Parlamentit Europian të vendit, Ilhan Kyçyk. Europdeputeti gjtaë prononcimit për televizionin kombëtar bullgar BTV, theksoi se besimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është shqetësuese dhe se të dyja vendet duhet të kthehen në themelet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET

“Pas zgjedhjeve patjetër duhet të ketë bisedime, historia e përbashkët është pjesë përbërëse dhe patjetër duhet t’i vendosim parametrat e ardhmërisë së përbashkët”.

Sipas Kyçyk, në të dyja vendet nuk ka politikë zyrtare të gjuhës së urrejtjes, por ka organizime të ndryshme të politikës jo zyrtare, si në Sofje ashtu edhe në Shkup, të cilat përhapen të tilla.

ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET

“Një nacionalizëm shkakton një tjetër nacionalizëm. Nuk ka nevojë të ngrihen çështjet që provokojnë kur është e qartë se padyshim ka problem”.

Ndër të tjera, Kyçyk ka thënën se kjo çështje u përmend dhe në raportin e tij për vendin në Parlamentin Europian, duke shtuar se, është çështje e madhe se si Bullgaria nuk ka bërë asgjë për t’iu shmangur një situate të tillë./SHENJA