Beteja e opozitës për shtetësinë, Grubi: Amendamentet, qasje destruktive (Video)

Zëvendës kryeministri Artan Grubi e ka quajtur qasje destruktive dorëzimin e mijëra amendamenteve në Kuvend si kundërpërgjigje ndaj VMRO-DPMNE-së e cila bllokoi Ligjin për shtetësi duke dorëzuar mbi 500 amendamente.

“Deputetët në Kuvendin e vendit tonë janë zgjedhur për t’iu zgjidhur problemet e qytetarëe dhe jo për t’i bllokuar çështjet ligjore që i zgjidhin problemet e qytetarëve. Qasja destruktive e një deputeti apo një grupi parlamentare, e një partie politike nuk ju ndihmon me vota para qytetarëve por përkundrazi kur janë konstruktiv apo ide të dobishme, ato inkorporohen në propozim ligje me pastaj miratohen në procedurë parlamentare. Apeli im është që të jenë konstruktiv,të japin ide kreative dhe të marrin përsipër përgjegjësinë të cilën e kanë kërkuar nga qytetarët për të punuar për qytetarët dhe jo për të bllokuar zgjidhjet për qytetarët”, u shpreh Grubi.